Këto janë Arta dhe Anda. Të dyja janë motra dhe së fundmi kanë nisur një biznes së bashku. Krijojnë mbajtëse të çelësave të personalizuara, ndarëse për libra, krehër për flokë e shumëçka tjetër. Lulet dhe materialet që i përdorin për krijimin e tyre janë të veçanta. Së pari i marrin të freskëta, pastaj i lënë të thahen në fleta të librave.
Arta tregoi se si nisi biznesi i tyre.
Materialet thotë se i porosisin kryesisht në Austri dhe në Amerikë.
Kësaj radhe ajo vendosi ta punojë shkronjën V.
Pas shkronjave të personalizuara, punimi më i kërkuar nga klientët është ndarësja e librave. Punimin për të e vazhdoi Anda.
Porositë për klientët i dërgojnë me postë, së fundmi përveç Kosovës edhe në Shqipëri e Maqedoni.
-
Studentja e shkencave kompjuterike që ka pasion krijimin e aksesorëve
-
Çokollatat e verërat, pjesë e pandashme e këtyre kutive
-
Gratë e komuniteteve trajnohen për punime artizanale me lule të thara
-
Vajza që la punën në bankë për krijime dore
-
Tortat surprizë të Selvetes që trokasin në dyert e mitrovicasve