Me të marrë porosinë, Selvete Nura fillon menjëherë gatimin e ëmbëlsirës në pastiqeri të improvizuar në shtëpinë e saj.
Ndonëse nisi gjithçka e vetme, ajo ka arritur që brenda ditës të pranojë rreth 20 porosi për tortën surprizë.
Përveç shijes, torta si veçanti ka dekorimin dhe kartolinën, ku në këtë pjesë e mbështesin edhe vajzat e saj.
Por pjesa e punës nuk përfundon kur ëmbëlsira është gati.
Nga aty ajo niset për ta plotësuar pjesën tjetër. Dërgesën e çon te klienti. Kësaj radhe ajo trokiti në dyert e Dhurata Hasanit nga Mitrovica, e cila po festonte ditëlindjen e 10-të. Befasia nga prindërit ishte e lezetshme për Dhuratën. Torta, shoqëria dhe muzika e gëzuan shumë vogëlushen.
Nura rrëfen se gatimin e ëmbëlsirave e ka traditë familjare. Thekson se viti paraprak e bëri atë me biznesin e saj, ku e shndërroi shtëpinë e saj në pastiqeri. “Torta surprizë”, është ajo që e identifikon Selveten.
Edhe
Kosovarët dashurojnë dhe e shprehin atë hapur: Shën Valentini festohet vetëm me Wolt
“Qysh kam qenë e vogël më ka pëlqyer të gatuaj. Inspirimin e kam marrë nga nëna, pasi ajo ka gatuar gatime tradicionale. Pastaj edhe kur jam martuar çdo herë gatimin e kam pasë primare, kam gatuar ushqime të ndryshme, por më së shumti kam gatuar ëmbëlsira. Në vitin 2018 ka qenë një rastësi ku kam shkuar në një panair. Aty e kam marrë një bakllava dhe brenda ditës e kam shitur të tërën nga 50 centë copën. Nga këtu i kam marrë hapat e parë, pastaj në rrjete sociale kam fituar klient të cilët kanë porositur ëmbëlsira. Në kohë pandemie e morëm përsipër me shku në tërë Kosovën për me bo transportin e ëmbëlsirave. Më këtë kem fituar shumë klientë. Viti 2021 ka qenë një vit i suksesit, sepse kam bërë zgjerimin e punëtorisë, makinën e transportit, frigoriferët”, ka thënë ajo.
me ëmbëlsirat e saj të veçanta ka fituar besimin e shumë klientëve brenda dhe jashtë Mitrovicës.
Ëmbëlsirat ajo i promovon në panaire të grave në biznes, si dhe në rrjete sociale, nga ku dhe pranon porosi.