Leomend Kadriu është pacient në Klinikën e Nefrologjisë.
27-vjeçari vite më parë me anë të analizave e kuptoi problemin që e ka me veshkat.
Që atëherë ka filluar trajtimin, fillimisht me anë të barnave e po e vazhdon në dializë.
Edhe Hamit Hoti, tash e 10 vjet është në dializë. Thotë se probleme të tjera me shëndetin nuk ka dhe se në Klinikën e Nefrologjisë shërbimet janë të kënaqshme.
Ditën e veshkës Shoqata e Nefrologëve e shënon me aktivitete të shumta. Duke filluar nga ato për fëmijë e deri te konferencat shkencore. Çdoherë duke e vënë në fokus vetëdijesimin e masës për sëmundjet e veshkave.
Përveç në Qendrën Klinike Universitare, qendra të dializës ka edhe në qytetet e tjera.
Kujdesi ndaj veshkave tregohet me anë të mënyrës së ushqimit, aktivitetit fizik, dhe konsumimi i ujit deri në 2 litra brenda një dite.