Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Çifti nga Ukraina që po jeton në Kosovë, mirënjohës për pritjen

Një çift nga Ukraina që ka ikur nga lufta është zhvendosur në Kosovë dhe po e vazhdon jetën këtu.

Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh janë burrë e grua të cilët janë me profesion gazetarë.

Në emisionin “Sot” të KTV-së të premten ata janë shprehur mirënjohës për pritjen nga ana kosovare.

“Kemi mbërri në Prishtinë nga fundi i majit, shumicën e Kohës punojmë si gazetarë. Lufta na ka shkatërruar shumë monumentet historike”, ka thënë Shevchenko.

Ai ka bërë të ditur se në Kiev kanë lënë djalin e tyre, i cili është ekspert i IT-së dhe se mundohen të komunikojnë vazhdimisht me të.

Edhe Edhe dy gazetarë ukrainas vendosen në Prishtinë Arbëri Edhe dy gazetarë ukrainas vendosen në Prishtinë

Ndërkaq, Liudmyla ka treguar se kohën e lirë po e shfrytëzojnë për të mësuar më shumë për historinë e Kosovës.

“Kohën e lirë e shfrytëzojmë për të ditur më shumë për historinë e Kosovës. E kemi vizituar Prizrenin. Do të vizitojmë disa vende historike. I jemi mirënjohës Asociacionin të Gazetarëve të Kosovës (AGK) për të gjithë mbështetjen që na ka ofruar”, ka thënë ajo.