Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Bletarja me mjaltë cilësore në malet e Deçanit

Storja në vazhdim na sjell një grua në Deçan, e cila është shumë e suksesshme në pasionin e saj. Ajo në fakt ka studiuar për menaxhim dhe teknologji, porse nuk arriti të punësohej në profesionin që deshi, por fati i mirë i doli në pasionin e saj, në bletari. Se kush është ajo dhe për arritjet e saj, e kuptojmë bashkë përmes materialit.

Pasionin për bletari të nisur nga gjyshi i saj në Remnik të Vitisë, po e vazhdon mbesa e tij.

Jehona Abdullahu-Dabiqajn, e diplomuar për menaxhim dhe teknologji, jeta e solli në Prilep të Deçanit, ku u martua dhe krijoi familje.

E të jetosh në një fshat kaq të pasur me bukuri natyrore, bletaria ishte plani i çiftit Dabiqaj për të krijuar biznesin e tyre, nga ku tani janë shumë të suksesshëm.

E krahu i saj ndihmës në vazhdimësi ka qenë bashkëshorti i saj Agroni, me të cilin e nisën me shumë pak bletë.

Edhe Nuk arriti të gjente punë si mësuese, gruaja nga Deçani filloi të merrej me bletë Arbëri Nuk arriti të gjente punë si mësuese, gruaja nga Deçani filloi të merrej me bletë

Jehona tani ka mbi 700 koshere bletësh, e për një numër kaq të lartë të tyre edhe puna duhet filluar sa më herët.

Ajo tani është një ndër femrat e para në vend me një numër kaq të lartë të bletëve, e po ashtu me njohuritë që ka për bletarinë shpeshherë u ofron trajnim bletarëve të rinj.

Bletarja tregon se sivjet janë duke pasur rendiment të lartë të mjaltit, që nuk e kishte parashikuar më parë.

Gjithë punëtorët që arrin t’i punësojë gjatë vitit kryesisht janë nga fshati Prilep, për të cilët thonë se gjithnjë e kanë mbështetur.

Edhe Bletaria, punë me të hyra deri në 20 mijë euro në vit SOT Bletaria, punë me të hyra deri në 20 mijë euro në vit

Edhe pse synimet e dikurshme të Jehonës ishte mësimdhënia, ajo tani tregon se është me fat që merret me këtë fushë.

Jehona zakonisht bletët e saj i dërgon në periferi të fshatit për kullosë. Për suksesin e saj të madh me bletari, ajo bën thirrje edhe për gratë e tjera që të krijojnë vetë një biznes të ngjashëm i cili është shumë fitimprurës.