SOT

Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve

E ka quajtur "E drejta ime" aplikacionin që e krijoi për t'u ndihmuar qytetarëve të raportojnë kur u shkelen të drejtat në punë. 

Liridon Salihi thotë se aplikacionin e krijoi si për punëtorët e sektorit publik ashtu edhe atij privat. 

"Ky është aplikacioni CSL Kosova 'E drejta ime' dhe synimi i tij është që t'ju ofroj mundësi qytetarëve që t'i raportojnë të gjitha ato raste që shteti mund t'ua ketë mohuar apo shkelur një të drejt. Aplikacioni është në kuadër të platformës 'Qendra për raste gjyqësore strategjike që funksionon në kuadër të GLPS-së. Ne u ofrojmë mundësi qytetarëve të raportojnë rastet e shkeljes së të drejtave nga institucionet publike e private", tha Salihi.

Marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëtorit, ndikimi i punës në shëndetin mendor, ishin dy pikat kyç ku Salihi u fokusua, që t'ia mundësojë qytetarëve të raportojnë. 

Problemet e adresuara nga punëtori pranohen nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike e më pas bëhet vlerësimi nëse duhet ndjekur hapa të tjerë ligjorë. 

"Si focus Qendra për raste gjyqësore strategjike ka rastet që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës dhe ato të shëndetit mendor. Por edhe për raste të tjera ku mendojnë se u bëhet shkelje, ne gjithmonë i inkurajojmë që të raportojnë në mënyrë që ato institucione t'i ballafaqojnë më ligjin".Marrëdhënia e punës e po ashtu edhe e shëndetit mendor si dy risi që ne i sjellim tash me aplikacionin e ri, vërejmë se po ka thuajse çdo ditë probleme mes punëdhënësit dhe punëtorit sidomos në aspektin e shkëputjes së kontratës së punës, çështja e të drejtës për pushime etj, prandaj këto janë rastet më të shpeshta që raportohen", tha ai. 

Aplikacionin e ka krijuar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht. 

Sipas Salihit, vetëm në muajin e parë të lansimit të këtij aplikacioni qytetarët kanë nisur ta përdorin për raportim. 

"E rëndësishme është që secili tash e ka një telefon të mençur dhe me shumë lehtësi mund të qasen në këtë aplikacion. Dua t'ua tregoj saktësisht procedurën. Në App store e kërkon 'CSL KOSOVA' Ku e shkarkoni aplikacionin dhe pas shkakrimit i jepni të dhënat, të cilat janë konfidenciale. Aty e keni pra zgjedhjen se për çka doni të raportoni. Ky aplikacion ofrohet në tri gjuhë, në shqip, anglisht dhe serbisht. Po e vërejmë që qysh në fillim ka nisur që të përdoret nga qytetarët për të raportuar për shkeljet që u bëhen në vendet e tyre të punës", tha Salihi. 

Njëra nga temat më të shpeshta që Salihi thotë se e trajton Grupi për Studime Juridike dhe Politike  është ajo e vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës. 

"Siç e dini qendra njërin nga fokuset e ka çështjen e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Madje vetëm fillimi i vitit 2025 në bazë të statistikave po del të jetë njëri nga vitet me numër fatalitetesh në vendin e punës. Prandaj përgjegjësia e shtetit është për vdekjet e këtyre punëtorëve. Duhet të jenë kontrolle më të shpeshta nga inspektorati për shkaktarët e këtyre vdekje, derisa familjarët e tyre i inkurajojmë që ta raportojnë rastin dhe të kërkojnë llogari për vdekjen e familjarëve të tyre si punëtor në vend punishte", tha Salihi. 

Aplikacioni mobil i quajtur “E drejta ime” mund të shfrytëzohet falas nga qytetarët e vendit, të punësuar në profesione të ndryshme në institucionet publike e ato private.