Çmimi i një metri dru për këtë vit pritet të jetë 65 euro. Vitin e kaluar në këtë kohë Ministria e Ekonomisë pati filluar subvencionimin e qytetarëve me pajisje efiçiente për ngrohje, në këtë subvencionim është përfshirë edhe klima efiçiente. Këtë vit ende nuk është hapur thirrja, megjithatë sipas ekonomistit Bellaqa kosovarët këtë dimër do ta kenë të vështirë dhe se do të ngrohen me dru dhe jo energji për shkak të çmimit të lartë të rrymës.
Me të ardhur stina e vjeshtës qytetarët në Kosovë fillojnë të pajisjen me dru.
Vitin e kaluar në këtë kohë Ministria e Ekonomisë pati filluar subvencionimin e qytetarëve me pajisje efiçiente për ngrohje, në këtë subvencionim është përfshirë edhe klima efiçiente.
Por këtë vit për shkak të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, sipas ekspertit Jakup Bellaqa qytetarët do t’u kthehen ngrohjes me dru dhe qymyr.
Kurse metri i druve aktualisht po shitet në treg me 65 euro metri.
Sipas Bellaqës qytetarët e Kosovës do të përballen me një dimër të vështirë këtë vit edhe për shkak të rritjes së inflacionit.
Është përfolur për një ngritje të çmimit të energjisë elektrike në muajin dhjetor, në lidhje me këtë gjë KOHA ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Rregullatorit për Energji, por nuk kanë kthyer përgjigje.
E problemi me ajrin e ndotur pritet që të shtohet në sezonin e ftohtë.
Sipas ambientalistit Besnik Shabiu ka qenë qeveria ajo që i ka nxitur qytetarët që të ngrohen me energji.
Sipas Shabiut, politikat e shtetit të Kosovës nuk bëjnë asgjë për mbrojtjen e cilësisë së ajrit.
Vitin e kaluar Prishtina është renditur në top dhjetë vendet me ajrin më të ndotur për shkak të termocentraleve dhe ngrohjes me lëndë djegëse.
Qytetarët e kryeqytetit dimrin e kaluar kanë paguar faturë të fryrë edhe të Termokosit, për shkak të shtimit të tarifës për shpenzimin e përbashkët.