Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

27-vjeçarja nga Gjakova, në pandemi krijon brendin e çantave

Kjo është Altrea Morina nga Gjakova, e cila ka pak kohë që ka krijuar një brend të sajin.

Qëkur ishte e vogël, dëshirën për të ridizajnuar veshjet e kishte pasur në qejf, e me ato pak mundësi që kishte, krijonte diçka të bukur e unike për veten.

Përpjekjet e saj për dizajn e modë u perfeksionuan edhe me shkollimet shtesë që i ndoqi.

Kështu në 2019 Altrea fitoi një grant dhe u bë me dyqan, ku do të ekspozonte të gjitha produktet që mbanin emrin e saj, por pandemia ia ndryshoi planet.

Altrea u detyrua të rikthehej përsëri në hapësirën e vogël të shtëpisë e që nga atje të kryente të gjitha punimet e saj.

Për momentin ajo është e fokusuar në krijimin e çantave, që secila prej tyre është më e veçantë se tjetra.

Çantat e krijuara nga Altrea janë nga modelet e materialet e ndryshme, ku disa prej tyre janë edhe rezistente ndaj ujit.

Edhe “Jorganët...” si art që trajton pyetje ekzistencialiste EXPRESS “Jorganët...” si art që trajton pyetje ekzistencialiste

Më të veçantat mbesin çantat me perla që secila prej tyre është e punuar me dorë, e madje kohëve të fundit shumë të kërkuara.

27-vjeçarja thotë se dëshirë ka që brendi i saj të shpërndahet e të jetë i njohur në të gjithë botën.

Altrea në sezone të tjera krijon produkte të cilat edhe i përshtaten kohës.
Kohëve të fundit ajo ka filluar të krijojë çanta edhe për burra, të cilat po kërkohen shumë.