SOT

Biznesi që u krijua duke përdorur mbetjet nga fabrikat e mobilieve

Lulet, ngjyrat e ndezura, format më të vogla e mbajtëset e gjata janë karakteristikat e çantave punëdore nga Ilmije Zogaj.

Kjo veprimtari është bartur me gjenerata në familjen e saj.

Rruga deri në këto ditë kur e ka një numër të klientëve besnikë, nuk ka qenë edhe aq e lehtë për të.

Por, dashuria e vullneti për punë thotë se e ka shtyrë ta shohë përtej vetëm asaj që njihet si punëdore.

Zogaj e ka shfrytëzuar secilën mundësi për garantë e disa nga to edhe i ka fituar në mënyrë që ta avancojë biznesin e saj.

Materialet me të cilat çantat punohen, Zogaj i merr nga fabrikat e mobilieve, të cilat zakonisht digjen ose hedhen në ambient të hapur.

Në këtë mënyrë qëllim i saj u bë edhe ruajtja e ambientit.

E, disa prej çantave punohen krejtësisht me dorë me anë të grepit, e të tjerat edhe me makinë.

Por, pavarësisht procesit të punës, për Zogajn pjesa më e këndshme është kur mbrëmjeve mblidhen e punon bashkë me motrat e nënën.

Klientët e rregullt që tashmë i ka, vijnë me kërkesat e tyre, por hulumtimi në internet e zhvillimi i ideve të reja nuk mungon asnjëherë.

Çmimi i çantave varet prej koleksionit të cilit i takojnë, por ai më ulëti është 10 euro.