Është njëri nga banorët aktivë të fshatit Lebanë të Komunës së Prishtinës.
Ilmi Dobratiqi që nga viti 2005 merret intensivisht me bujqësi.
Në oborrin e shtëpisë ai e ka serrën me 5 hektarë të mbjellë me domate, si një prej perimeve që e kultivon vazhdimisht.
Si fermer thotë të ketë marrë këshilla të vazhdueshme nga fermerë të tjerë.
Madje, të njëjtën e bëri edhe para se ta niste mbjelljen e domates, andaj zgjodhi një lloj që do të kërkohej në treg.
Edhe
Mbi 30 hektarë me serra e plantacione në Llugaxhi
Mossubvencionimi nga Ministria e Bujqësisë, sipas Dobratiqit, është shqetësim për punën e tij si fermer.
Edhe sivjet pritshmëritë i ka të larta për të marrë mjaftueshëm nga
5 hektarë të mbjellë me këtë perime.
Kur thuajse të gjithë sektorët pësuan shkëputje nga punët e bizneset e tyre, bujqit nuk u ndalën edhe gjatë ditëve të pandemisë.
Edhe
Fermeri që i kultivon vetë perimet dhe i shet në Tregun mobil të Prishtinës
E njëjta kishte qenë edhe për Ilmi Dobratiqin.
Me përmbajtje të lartë të ujit, domatja bën pjesë në mesin e perimeve më të preferuara në sezonin veror, për shkak të vetive të shumta ushqyese.