Lëmshet shumëngjyrëshe i ka në tavolinë, gati për të krijuar gjëra të vogla e të bukura.
Breshkat, lepujt, drerët e arushat e vegjël po i bën vetë 11-vjeçarja Etleva Januzi.
Tashmë, për të loja ka marrë formë arti, ndërsa koha e lirë i është kthyer në krijimtari.
Përveç kësaj, Eteleva kreativitetin e shpreh edhe në pikturë.
“Njëherë e kam filluar artin kur i kam pas tre vjet, atëherë ia kam filluar me lule e gjëra tjera, pastaj kam filluar me punu me vonicë e me grep para një viti, edhe vizatimi i parë ka qenë një lule që e kam vizatu për një mësuese.”
Edhe
Piktorja që synon ta ekspozojë traditën shqiptare në galeritë e Evropës
Etelva thotë se punën me grep ia ka mësuar nëna e saj.
Shton se të gjitha i punon me dashuri.
“ Punimet e dorës jam mësu një herë prej mamit në fillimet pastaj prej Youtubes, edhe tani pak vetë. Një pikturë ndoshta dy orët mësimit në kurs ose zakonisht edhe një", ka thënë ajo.
Punimet e dorës, fillimisht 11-vjeçarja i ideon në letër.
Pas përfundimit të asaj që e krijon Etleva e shikon me kujdes, e rregullon çdo detaj, dhe vazhdon krijimin e personazheve të tjera.
Edhe E kam fëmijën 5 vjeç. Ende nuk di të flasë mirëAjo me entuziazëm thotë se do të dëshironte që të gjithë moshatarët e saj të punonin shumë dhe të mos hezitojnë të shprehin kreativitetin e tyre.
Që tani krijimet e saj të vogla po porositen edhe përmes rrjeteve sociale, edhe çdo kukull e vizatim prej duarve të Etleves e gjen shtëpinë e vet të re.