Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

“Vera andrron detin” debutim me vendosmëri, studim ekzaminues

Debutimi i Kaltrina Krasniqit ka në fokus konfrontimin e një të veje me strukturat patriarkale në Kosovë. Si një debutim me vendosmëri i Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron detin” funksionon edhe si një studim ekzaminues i personazheve dhe si një komentues mbi disbalancat e fuqisë në një kulturë në të cilën normë është që trashëgimia t’u kalojë vetëm burrave

Ka një përpikëri të qetë të Verës (mbresëlënësja Teuta Ajdini-Jegeni) e cila kalon nga puna e saj, si interpretuese e gjuhës së shenjave për lajme televizive, te marrëdhënia e rehatshme dhe miqësore me bashkëshortin, gjyqtarin në pension Fatmirin (Xhevat Qorraj), e deri te flokët e saj të kapura në mënyrë të përsosur mbrapa. Por, vdekja e papritur e Fatmirit e detyron Verën të përballet me rrëmujën e jetës së tij dhe të lundrojë në strukturat patriarkale që ende qeverisin shoqërinë në vendlindjen e saj, Kosovë. Si një debutim me vendosmëri i Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron detin” funksionon edhe si një studim ekzaminues i personazheve dhe si një komentues mbi disbalancat e fuqisë në një kulturë në të cilën normë është që trashëgimia t’u kalojë vetëm burrave.

Është një projekt personal për Krasniqin, e cila ia kushton filmin nënës së saj, që po ashtu ka emrin Vera, e frymëzuar nga lufta e saj për liri ekonomike pas divorcit. Është një vepër dalluese, në atë që paraqet në plan të parë një grua të një brezi që rrallëherë është në fokus të kinemasë – Vera është, supozojmë, në fund të të pesëdhjetave ose në fillim të të gjashtëdhjetave të saj – një brez i cili, në Kosovë, u formësua dhe u përfshi nga disa qëndrimet shoqërore që janë në rënie.

Përderisa filmit i mungon sensi optimist i rilindjes së diçkaje si “Ice Mother” e Bohdan Slamas, ai arrin të gjejë një ndjenjë të zgjidhjes së marrëdhënies se re midis të nënës dhe vajzës. Shfaqje të mëtutjeshme në festivale – filmi u shfaq në Selanik pas premierës botërore në Festivalin e Filmit në Venecia – do të forcojnë më shumë statusin e Krasniqit si një regjisore që duhet ndjekur.

Aspekti regjisorial ka vetëpërmbajtjen dhe kontrollin e ngjashëm me karakterin e Verës. Vera është këmbëngulëse dhe e organizuar; e fortë por e sjellshme kur vjen puna te porositja e bakllavës për festën e ditëlindjes së burrit të saj. Por lajmi se ka një blerës të mundshëm për shtëpinë e tyre në një fshat në periferi, sjell një buzëqeshje te Vera që është normalisht e ashpër dhe e rezervuar.

Ajo luan me idenë për t’i blerë një banesë vajzës së saj Sarës (Alketa Sylaj), dhe për të pirë koktej në plazh me Fatmirin. Por burri i saj nuk e ndan të njëjtin emocion. Dhe kur ajo del në dyqan për të blerë disa gjëra për vaktin e ditëlindjes së tij, ai vret veten. Si çdo gjë në film, vdekja trajtohet në mënyrë diskrete – është një nga elementët e paktë të historisë që ne nuk e shohim me sytë e Verës. Në vend të kësaj, zbulimi i trupit ndodh pas dyerve të mbyllura. Dhe Vera, që zakonisht është krenare dhe e përmbajtur, duket për një çast e çrregullt.

Verës i duhet shumë pak kohë që të kuptojë se në sytë e burrave që njeh, statusi i saj ka ndryshuar. Kushëriri i burrit të saj, Ahmeti (Astrit Kabashi), një personazh lakmitar e përdor funeralin për të theksuar se sa i afërt ishte me Fatmirin. Më pas ai informon Verën se i shoqi ia kishte premtuar shtëpinë. Pleqtë e fshatit, të sjellë për të mbështetur pretendimin e tij, i referohen asaj me një “zonjë” përçmuese dhe refuzojnë ta shikojnë në sy. Por sa më e fortë që Vera qëndron, aq më të hapura janë kërcënimet ndaj saj dhe vajzës së saj.

Edhe “Vera andrron detin” testohet edhe para publikut vendor Kulturë “Vera andrron detin” testohet edhe para publikut vendor

Jo gjithçka në film funksionon: një imazh i përsëritur i një gruaje në ujë, një referencë për titullin, i shton filmit pak më shumë sesa simbolizëm të errët. Por një përballje që ndodh në një kafene për të shurdhrit është një skenë e fuqishme. Dhe mesazhi i fundit i filmit – se një trashëgimi e përbërë nga ide dhe vlera është të paktën po aq e denjë sa ajo e tullave dhe llaçit – është i fuqishëm.

Marrë nga “Screendaily”. Përktheu: Alberina Haxhijaj