Arbëri

Për shkak të gripit të shpezëve, Kosova ndalon importin e shpezëve nga Italia

auv

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia, për shkak të gripit të shpezëve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian ka njoftuar se në shtetin e Italisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në ferma komerciale dhe në shpezët e egra në Regjionin Emilia-Romagna dhe Lombardia të Shetit të Italisë.

“Ndalohet importi i kafshëve të gjalla, shpezëve dhe i produkteve të tyre të cilat e kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Italisë, përveç nëse e kanë origjinën nga fermat e pa prekura me sëmundjen në një rreth prej 50 km. largësi nga zonat e prekura. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV)”, thuhet në njoftim.