Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është ndaluar importi i gjedheve dhe i lëkurës së tyre nga zona Auvergne-Rhone Alpes në Francë”, pasi është konfirmuar prezenca e sëmundjes LSD.
Sipas AUV-it, ky vendim vjen pas shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, derisa obligohen që të gjitha autoritetet për kontroll kufitar të ndërmarrin veprime për zbatim të ndalesës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve në Kosovë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është ne monitorim të vazhdueshëm të situatës mbi lajmërimet e sëmundjeve të kafshëve. Ne kohë realë është duke ndërmarrë masa me qellim parandalimi të përhapjes ne vendin tonë”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.
Agjencia ka shkruar se Kosova po vepron në linjë me shtetet e tjera, me qëllim të parandalimit të sëmundjes të lëkurës.
“Vendimet dhe masat e vendosura janë ne përputhje me obligimet qe dalin nga aktet ligjore ne fuqi dhe praktikat ndërkombëtare të kufizimeve tregtare. Mbi çdo ndryshim të rrjedhës se përhapjes se sëmundjes, veprimet do të jenë në përputhje me protokollet e masave veterinare per parandalim të përhapjes se sëmundjes”, thuhet në njoftim.
-
Kosova ndalon importin e gjedheve nga zona e Lombardisë pas shpërthimit të sëmundjes LSD
-
Ndalohet importi i shpezëve nga disa rajone të Polonisë në Kosovë
-
AUV-i heq ndalesën e importit të kafshëve të gjalla dhe shpezëve nga Shqipëria
-
Kosova ndalon importin e shpezëve edhe nga Hungaria
-
Për shkak të gripit të shpezëve, Kosova ndalon importin e shpezëve nga Italia