Botë

George W Bush për vdekjen e Cheney: Humbje për kombin

George Bush dhe Dick Cheney

George Bush dhe Dick Cheney

Ish-presidenti amerikan, George W Bush, ka kujtuar zëvendësin e tij, Dick Cheney i cili ka vdekur të hënën, duke e quajtur këtë një humbje për kombin.

Në deklaratën e tij, Bush ka thënë se “vdekja e Cheney është një humbje për kombin dhe një pikëllim për miqtë e tij. 

“Unë dhe Laura do ta kujtojmë Dick Cheney për njeriun e mirë dhe të ndershëm që ishte. Historia do ta kujtojë atë si ndër nëpunësit më të mirë publikë të gjeneratës së tij - një patriot që solli integritet, inteligjencë të lartë dhe seriozitet në çdo pozicion që mbajti”, thuhet në deklaratën e Bushit.

Ish-presidenti ka përshkruar momentin kur e kishte kuptuar se si Cheney do të ishte zëvendësi i tij më i mirë.

"Në diskutimet tona të gjata rreth cilësive që duhet të ketë një zëvendëspresident - përvojë të thellë, gjykim të pjekur, karakter, besnikëri, kuptova se Dick Cheney ishte ai që më duhej. Jam ende mirënjohës që ai ishte në krahun tim për tetë vjetët që pasuan. Dick ishte një prani e qetë dhe e qëndrueshme në Shtëpinë e Bardhë mes sfidave të mëdha kombëtare. Unë mbështetesha tek ai për këshillat e tij të ndershme dhe të drejtpërdrejta, dhe ai kurrë nuk dështoi të jepte më të mirën e tij. Ai iu përmbajtë bindjeve të tij dhe i dha përparësi lirisë dhe sigurisë së popullit amerikan”, thuhet më tej në deklaratë.

Lexo përditësimet tjera
Dick Cheney

Vdiq ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney

Ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney.Cheney ka qenë zëvendës i George Bushit në...