Kur jemi te simbolika e kryqit, nuk duhet harruar dhe nënvizuar se dëshmitë që i afron literatura, e bëjnë të ditur që në flamujt mesjetarë nuk kishte kryqe. Kryqi gjendet vetëm në mistifikimet e tyre, të cilat lindën shumë më vonë. Kryq nuk ka në imazhin autentik të flamurit të Dushanit në ledhin e Kalasë së Shkupit. Më pastaj flamuri i Kosovës nuk i ngjan flamujve kryengritës të Kryqëzatave. Ai flamur ishte ndryshe dhe kishte formë: “trekëndësh të vogël prej pëlhure të ngurtë në majë të një shtize”
Sipas Çajkanoviqit, kryqi origjinal u ruajt midis serbëve edhe pas adoptimit të krishterimit dhe ruhet deri më sot. “Jo ai zyrtar, kishtar”, shkruan ai, “por kryqi popullor (pagan), i zakonshëm serb, lloji që varet në shtëpitë serbe pranë ikonës, në mes të vendbanimit, në fusha”. Si trashëgimtarë të kryqit të mëparshëm pagan, kryqin popullor njerëzit në formën e kanë ruajtur në fusha, më pastaj në procesione, ndërsa një kryq i tillë u jepet të sëmurëve rëndë që janë në shtratin e vdekjes e të tjera.
“Kryqi prej druri që gjendet pa ndryshim në çdo shtëpi fshati serb... është sigurisht një idhull i lashtë, pak i stilizuar dhe i shndërruar në kryq”, pohon Çajkanovqi. Ai gjithashtu supozon se një kryq i tillë mund të jetë edhe idhulli i perëndisë sonë supreme. Vetëm më vonë, pas fitores së krishterimit, kryqi pagan do të kristianizohej. Por, gjurmët e kuptimit të tij të mëparshëm do të vazhdojnë të ruhen në gojëdhënat popullore.
Simbolika e Kryqit të Ndershëm
Mbiemri “i Ndershëm” është i njohur që nga shekulli XII dhe shfaqet shpesh në shkrimet mesjetare. Përveçse tregon diçka të denjë për nderim dhe respekt të veçantë, kuptimi i tij në burimet kishtare fitoi edhe një nuancë të veçantë, mund të thuhet sakrale, e cila vjen në shumë shprehje të teksteve të vjetra serbo-sllave.
Ndryshe nga kryqi popullor, i cili e ka origjinën nga një idhull në formë kryqi, “Kryqi i Ndershëm” ka origjinë krishtere. Por, megjithatë simbolika e re e kryqit nuk ishte tërësisht në përputhje me krishterimin origjinal, i cili predikonte dashurinë midis njerëzve. Ajo thotë se kryqi, megjithëse me origjinë të krishterë, tashmë i kishte bashkangjitur vetes, përveç atyre të krishtera, disa kuptime të tjera: para së gjithash luftëtar dhe heroik, që në fakt i kishte kryqi pagan i mëparshëm. Simbolika e “Kryqit të Ndershëm” i përgjigjej dyfish krishterimit etatist; nga njëra anë, ai e vendos veten në shërbim të pushtetit shtetëror dhe madhështisë me të, dhe nga ana tjetër, ia bashkon vetes masat politeiste luftëtare, të cilave, në vend të kryqit të tyre idhull, ua ofron një simbol të ri fetar me formë dhe kuptim të ngjashëm.
Edhe
Serbët larg qytetërimit evropian
Te serbët, “Kryqi i Ndershëm” do të shfaqet gjatë mbretërimit të Stevan Nemanjës. Djali i Nemanjës, Stefani i Kurorëzuari i Parë, në veprën e tij “Jeta dhe Veprat e Atit tonë të Shenjtë, të Lumtur dhe të Nderuar Simeon”, flet gjerësisht për “Kryqin e Ndershëm” që i ati i tij i dërgoi nga Hilandari. Përveçse sjell paqe dhe qetësi në shpirt, “Kryqi i Ndershëm” shëron dhe lehtëson dhimbjen dhe ai është “roje dhe ndihmës në betejat kundër armiqve të padukshëm dhe të dukshëm”.
Simbioza e riteve
Pranimi i Kryqit triumfal të Nderit tregon mjaft qartë se si feudalizimi i krishterimit midis serbëve, si dhe midis popujve të tjerë, mbështetej në heroizmin pagan. Asgjë nuk mund të jetë më e natyrshme se kjo, nëse e dimë se jo vetëm institucioni i “Kryqit të Ndershëm”, por edhe rituali liturgjik sllav lindi nga përzierja e riteve fetare pagane dhe të krishtera. Për shembull, midis serbëve, vetëm Shën Sava eliminoi zakonin politeist të ofrimit të flijimeve të gjakut gjatë festimeve kishtare.
Duke e kërkuar kryqin popullor, Çajkanovqi pandehu se serbët e pagëzuar, për ta dalluar atë nga kryqi – idhull origjinal – krishter, e quajtën kryqin e krishterë, si zyrtar, “Kryq të Ndershëm”. Nëse e pranojmë hipotezën e Çajkanovqit, do të kishim vështirësi ta kuptonim poemën mitologjike “Kryqet e Shenjtë”. Shumësi “kryqe” në titull sugjeron se referimin ndaj shumë idhujve në formë kryqi të besimit të vjetër, domethënë “Kryqit të Ndershëm” si një imazh poetik, dhe jo kryqit mbi të cilin u kryqëzua Krishti.
Kur jemi te simbolika e kryqit, nuk duhet harruar dhe nënvizuar se dëshmitë që i afron literatura, e bëjnë të ditur që në flamujt mesjetarë nuk kishte kryqe. Kryqi gjendet vetëm në mistifikimet e tyre, të cilat lindën shumë më vonë. Kryq nuk ka në imazhin autentik të flamurit të Dushanit në ledhin e Kalasë së Shkupit. Më pastaj flamuri i Kosovës nuk i ngjan flamujve kryengritës të Kryqëzatave. Siç shkruan Vladan Nediq në esenë e tij mbi Podrugoviqin, ai flamur ishte ndryshe dhe kishte formë: “trekëndësh të vogël prej pëlhure të ngurtë në majë të një shtize”.
Kryqi popullor i luftës u gjet në flamuj, topa pra edhe në këngë, vetëm gjatë kryengritjes (1804), kur mitikja, dhe origjinalja u ringjall te luftëtarët e Karagjorgjes. Ashtu si shenjat e tjera arketipike, kryqi e zgjeronte dhe e ngushtonte vazhdimisht rrethin e tij semantik, duke ndryshuar simbolikën e tij duke i asimiluar ose zvogëluar në vazhdimësi kuptimet e mëparshme. Nga një idhull pagan, ai u bë një kryq triumfues nderi dhe, në të njëjtën kohë, u shndërrua në simbol të krishterimit në përgjithësi. Në kryengritje, si një kryq popullor i luftëtarëve, ai fitoi një kuptim të ri, libertarian. Zgjerimi, ose më saktë ngushtimi, i fushës së tij semantike do të vazhdojë pas kryengritjes, deri në ditët e sotme. Në kohët më të vona, jashtë kishës, i desakralizuar, pasi kishte humbur kuptimet që kishte në krishterim dhe në topin e kryengritësve, kryqi hyri në jetën politike bashkëkohore si shenjë e lëvizjeve klerikale-fashiste.
Kosova dhe kryqi triumfal
Kryengritja e serbëve në fillim të shekullit XIX kundër sundimit turk është vlerësuar me të drejtë si një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme historike. Vuk Karaxhiq e quajti atë luftë e përgjithshme shoqërore për atdheun, ndërsa Leopold Ranke e quajti revolucion serb. Historianët modernë e kanë vërtetuar natyrën e dyfishtë të këtij revolucioni: kombëtar dhe shoqëror.
Krahas ngjarjeve në planin racional, ato e kishin edhe kontekstin e tyre të brendshëm, irracional, pa të cilin natyra specifike e revolucionit kombëtar dhe shoqëror serb në fillim të shekullit XIX nuk mund të kuptohet plotësisht.
Edhe
Vidovdani dhe Kryqi i Ndershëm: Shpërfytyrimi i “tapisë së Kosovës”
Si çdo revolucion, kryengritja u zhvillua në dy nivele: nga jashtë, në shoqëri, dhe nga brenda, te njerëzit. Vetë kryengritësit deri në një farë mase, ishin njerëz paganë, arkaikë, të cilët duhej të ndikonin në rrjedhën e ngjarjeve revolucionare dhe ky ishte njëri prej elementeve me rëndësi. Luftëtarët tanë patriarkalë, sikurse në të gjitha shoqëritë arkaike, karakterizoheshin nga mendimi rrethor (qarkor), i cili si pikëmbështetje e kishte një fillim absolut. Në fillim, gjithçka u krijua; filloi nga fillimi dhe u kthye përsëri në të në një shteg rrethor. Dielli lind, bën një rreth në qiell, zhytet në errësirë dhe lind përsëri. Kështu bëjnë bimët, kafshët, njerëzit; kështu bëjnë gjithçka që ndodh në shoqëri. Prandaj edhe njerëzit arkaikë nuk dinin të mendonin jashtë këtij rrethi (qarku); dhe për ata çdo fund ishte gjithashtu një fillim; çdo vdekje dhe lindje. Në fillim kishte një paraardhës, një qenie mbinatyrore, një Zot; prej tij vinte rilindja dhe ripërtëritja.
Mitologët kanë vërtetuar se popujt me vetëdije arkaike mund t’i imagjinojnë edhe sot lëvizjet e mëdha shoqërore dhe kombëtare vetëm si një kthim në fillim. Disa fise afrikane, ato më arkaiket, gjithashtu e përjetojnë çlirimin nga skllavëria koloniale si një kthim te paraardhësi. Por edhe vetëdija fisnore-patriarkale e serbëve në shekullin XVIII nuk ndryshonte shumë nga ajo e popujve të sipërpërmendur.
Në “Kurora e Maleve”, një imazhi të gjallë të botës patriarkale-heroike serbe, në ditën e hetimit të poturëve, të cilën heronjtë e poemës së Njegoshit e përjetojnë si çlirim nga turqit, igumani mitik Stefani e ringjall kujtimin e paraardhësve të tij, dhe populli i sheh shpirtrat e tyre, si mjellma të bardha, duke kërcyer mbi liqen, në qiellin e kthjellët.
Diçka e ngjashme ndodh në kryengritje: luftëtarët paganë shkojnë në betejë nën flamurin me shenjën e një paraardhësi në formë kryqi, i cili i çon ata drejt një lirie të artë, e cila u kujton atyre aurea aetas mitike. Mirëpo ata nuk kanë asnjë ide për perspektivat më të gjera socio-politike të kryengritjes.
Gjatë kryengritjes, me rritjen e vetëdijes revolucionare, rriten edhe kërkesat e tyre. Së bashku me udhëheqësit e tyre, kryengritësit luftojnë për të mbrojtur lirinë e para–Kosovës; në vetëdijen e tyre, të pamësuar me lidhjen kronologjike të ngjarjeve, këtë liri e përfaqëson simbolikisht kryqi triumfal i nderit, simboli i paraardhësit heroik origjinal. Për këta luftëtarë, pa një fund të vërtetë, vdekja nuk ka fillim, domethënë lindje dhe ripërtëritje; prandaj, nuk ka liri dhe për të fituar këtë liri, ata vrasin, masakrojnë, presin kokën, djegin vendet e kultit dhe “qytetet turke” (shqiptare – S. L.) duke i vënë të dobëtit nën tehun e thikës.
Në rrëmujën dhe gjakderdhjen e përgjithshme, kryengritësit nuk dëgjojnë asgjë, nuk shohin asgjë, bile edhe vetë vdesin së koti, pa u kursyer. Sikur të dehur, në ekstazë heroike, ata shkojnë, pothuajse fluturojnë, nga njëri skaj i Serbisë në tjetrin, duke mbajtur përpara flamurin e Kryqëzatave.
Prandaj vetë revolucioni, motivet themelore të të cilit ishin racionale, socio-politike, nën sulmin e impulseve të tilla irracionale, fiton karakteristika të caktuara të një lufte fetare, e cila, si të gjitha luftërat fetare, është fanatike, e verbër, e përgjakshme dhe e tmerrshme.
Nuk është rastësi që simbolet e kampeve ndërluftuese ishin fetare, kryqi dhe gjysmëhëna, dhe jo klasore apo kombëtare. Idhulli në formë kryqi i perëndisë serbe të luftës fitoi kështu një qëllim tjetër: ai u bë gjithashtu një shenjë e diferencimit fetar midis të krishterëve të paganizuar dhe luftëtarëve të Muhamedit.
Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë
Edhe
Në kërkim të identitetit të Vidit që frymëzoi Vidovdanin
Miodrag Popoviq (1920 - 2005) ka qenë historian i letërsisë serbe dhe autor i shumë studimeve. Librin “Vidovdani dhe Kryqi i Ndershëm: një përmbledhje e arkeologjisë letrare” (Видовдан и часни крст: оглед из књижевне археологије) ai e publikoi në vitin 1976 në Beograd. Siç shihet edhe nga titulli, libri ka për temë lindjen, zhvillimin dhe pasojat e “Mitit të Kosovës”. Duke e pasur parasysh se ky mit bashkë me komponentët e tjerë përcjellëse, në fakt u shndërrua në “Tapi serbe të Kosovës” dhe një tapi e tillë u perceptua ashtu edhe nga një pjesë e opinionit ndërkombëtar, pas leximit të librit mund të thuhet me të drejtë se autori Miodrag Popoviq ia ka dalë me sukses që ta shpërfytyrojë “tapinë serbe mbi Kosovën”. Ky shkrim është pjesa e tretë e fragmenteve nga libri. Titulli dhe nëntitujt janë të Skënder Latifit
LEXO EDHE: