Ylli televiziv, Paris Hilton, e cila është trashëgimtare e hotelit “Hilton”, ka folur për vajzën e saj shtatë muajshe, London, në një postim në Instagram.
Në videon e postuar ajo shihet gjithashtu me djalin e saj, Phoenix, 17 muajsh dhe me burrin e saj 43-vjeçar Carter Reum.
43-vjeçarja ka postuar videon ku shihet duke u afruar afër London, që ishte ulur në një ulëse veture dhe i thotë “të dua”. Të dyja shihen se kanë të veshura pizhame me “Care Bears”.
“London, të kam pritur tërë jetën për ty, vajza ime e bukur. Jeta ime duket sikur ëndërr. Ti je bota ime, të dua pafundësisht engjëlli im i vogël”, ka shkuar ajo në postim.
Parisi dhe Carteri janë martuar në nëntor të vitit 2021 në një pronë private në Los Angeles me mysafirë të njohur si Kim Kardashian, Kyle Richards dhe Paula Abdul.
Javën e kaluar ajo ka postuar për Carter, për Ditën e Babait, duke ndarë foto dhe video në Instagram.
“Për burrin që i bën të gjitha me buzëqeshje, Urime Ditën e Babait dashuri. Puna jote e palodhur, dashuria dhe përkushtimi yt ndaj familjes sonë është frymëzues dhe shpirti yt e bën çdo moment të veçantë”, ka shkruar nëna e dy fëmijëve.