Showbiz

Paris Hillton me fjalë mëdha për fëmijët dhe bashkëshortin

Paris Hilton

Paris Hilton

Foto: Associated Press

Paris Hilton ka treguar se jeta familjare është burimi i saj më i madh i lumturisë. Ylli 44-vjeçar është nënë e djalit Phoenix, tre vjeç, dhe vajzës London, dy vjeç, të cilët i ka me bashkëshortin Carter Reum. Ajo pranon se roli i nënës i ka ndryshuar plotësisht jetën.

Në dokumentarin e saj të ri, ”Infinite Icon: A Visual Memoir”, Hilton shprehet se përvoja e mëmësisë është e pakrahasueshme. “Të jesh nënë është gjëja më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë. Është një dashuri aq e thellë sa të ndryshon përgjithmonë”, ka thënë ajo, duke shtuar se fëmijët e saj janë gjithçka për të.

Ajo ka treguar se çdo moment me ta është i veçantë. “Çdo buzëqeshje, çdo përqafim, çdo çast i vogël me ta ndihet si magji e pastër. Ata i kanë dhënë jetës sime një shkëlqim të ri”, ka deklaruar Hilton.

Vitin e kaluar, Paris e ka vlerësuar publikisht edhe bashkëshortin e saj, Carter Reum, për rolin e tij si baba. Në Ditën e Baballarëve, ajo shkroi në Instagram se ai e mbush shtëpinë e tyre me “dashuri, të qeshura dhe argëtim”, duke theksuar se ta shohë atë si prind është dhurata më e madhe për të.

Në të njëjtën ditë, Hilton i ka kushtuar një mesazh edhe babait të saj, Rick Hilton, duke e përshkruar si njeri besnik, të dashur dhe mbrojtës. Ajo e ka falënderuar për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm në ëndrrat e saj, duke thënë se ndihet me fat që është vajza e tij.