Duket se kënga e re e këngëtares së famshme amerikane Taylor Swift, “Look What You Made Me Do”, nuk i ka pëlqyer të gjithëve.
Këngëtari i njohur Zayn Malik, me të cilin ajo ka bashkëpunuar në këngën “I Don’t Wanna Live Forever”, e ka mbrojtur atë, duke shtuar se nuk është i interesuar të dëgjojë thashethemet rreth jetës së saj personale dhe ai më shumë preferon që një person ta gjykojë në bazë të asaj që e njeh personalisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“E vlerësoj atë si një artiste. Mendoj se ajo është e mirë, e suksesshme dhe mendoj që ajo meriton suksesin e saj sepse ka punuar shumë”, ka thënë Malik për “The Fader” , transmeton Koha.net. “Kështu e shoh atë. Kemi bërë një këngë së bashku, ishte argëtuese dhe ajo është shumë profesionale”, shtoi këngëtari.
“Ajo shoqërohet me të dashurën time, ato janë shoqe të mira. Nuk kam fjalë të këqija për të thënë për të. Ajo është e mirë”, përfundoi Zayn.
Kënga e re e Swiftit, “Look What You Made Me Do”, e cila fsheh mesazhe kundër disa të famshmëve, që nga publikimi ka thyer rekordet në YouTube.
Vetëm brenda 24 orëve ajo ka marrë 43.2 milionë shikime, ndërsa tani në këto momente i ka mbi 320 milionë shikime.
Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Taylor Swiftit, Reputation, i cili do të lansohet më 10 tetor.