Këngëtari i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy, ka bërë të ditur se të dielën e kësaj jave do ta publikojë një videoklip të ri.
Lajmin e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me reperin e famshëm shqiptar Ledri Vula, në ulëset e pasme të një veture.
“31.03.2024 -THUJ”, ka shkruar Selimi.

“MMV prapë po ia qitka VULËN”, ka shkruar një nga adhuruesit nën postimin e yllit, ndërkohë që të tjerë adhurues shkruanin komente të ngjashme duke thënë se mezi po e presin këtë bashkëpunim.
Një dekadë më herët Tingulli 3Nt, grupi muzikor, që Selimi e kishte bashkë me reperin e njohur, Agon Amiga, kishte bërë bashkëpunim me grupin e njohur Skillz, pjesë e të cilit ishte reperi Vula bashkë me Visar Shalën.
Kënga e quajtur “A e din se”, ishte realizuar gati dy dekada më parë dhe kishte marrë shumë pëlqime nga publiku.