Këngëtarët e mirënjohur të skenës vendore, reperët, Getoar Selimi e Ledri Vula dolën bashkë për të perfomuar në një skenë pas plot 12 vjetësh.
Atyre u janë bashkangjitur edhe reperët e mirënjohur kosovarë MC.Kresha dhe Lumi B.
Ghetto Geasy dhe Ledri dikur kanë qenë miq dhe kanë qenë anëtarë të të njëjtit label, “BabaStars”, deri sa Ledri ishte larguar për shkak të disa mosmarrëveshjeve.
Ishte mbrëmja në një nga diskotekat në kryeqytet që i bashkoi ata pas më shumë se një dekade. Aty shihej një atmosfere shumë e mirë, të cilën fansat e shfaqen nëpër rrjete sociale me anë të videove duke e quajtur “performancë historike”.

Akulli në mes reperëve të skenës vendore si Ghetto Gesy dhe McKresha u thye vitin e kaluar kur këta të dy sollën bashkëpunimin me sopranon e mirënjohur shqiptare Inva Mula.

VIDEO:
Edhe
LEXO EDHE: