Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Era Istrefi e Amir Rrahmani festojnë bashkë

Këngëtarja e mirënjohur Era Istrefi ka festuar Vitin e Ri bashkë me futbollistin Amir Rrahmani.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

“Amo”, ka shkruar ajo poshtë fotografive ku shihet e veshur me një fustan të zi të zbukuruar me një fjongo me ngjyra metalike te këmba.
Amiri u kombinua me të dashurën duke u veshur i tëri në ngjyrë të zezë.

Çifti shihen se po shijojnë festat nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Image

Në po të njëjtin postim, Era ka bashkangjitur edhe një video të shkurtër nga një performancë e saj ku shihet e veshur me një bluzë të shkurtë e një minifund me sedefe metalike, veshje të cilën e kishte kombinuar me një xhaketë me peliqe të bardhë.

Edhe Era Istrefi publikon tjetër fotografi të përbashkët me Amir Rrahmanin Showbiz Era Istrefi publikon tjetër fotografi të përbashkët me Amir Rrahmanin

Era e Amiri ka kohë që janë në një lidhje romantike.

Amiri është përzgjedhur futbollisti i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), por nuk morri pjesë në ceremoni për ta pranuar çmimin.

VIDEO:

 

Edhe Era Istrefi në krah të kampionit të Italisë, Amir Rrahmani Showbiz Era Istrefi në krah të kampionit të Italisë, Amir Rrahmani
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

LEXO EDHE: