Showbiz

Era Istrefi e Amir Rrahmani festojnë bashkë

Këngëtarja e mirënjohur Era Istrefi ka festuar Vitin e Ri bashkë me futbollistin Amir Rrahmani.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

“Amo”, ka shkruar ajo poshtë fotografive ku shihet e veshur me një fustan të zi të zbukuruar me një fjongo me ngjyra metalike te këmba.
Amiri u kombinua me të dashurën duke u veshur i tëri në ngjyrë të zezë.

Çifti shihen se po shijojnë festat nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Image

Në po të njëjtin postim, Era ka bashkangjitur edhe një video të shkurtër nga një performancë e saj ku shihet e veshur me një bluzë të shkurtë e një minifund me sedefe metalike, veshje të cilën e kishte kombinuar me një xhaketë me peliqe të bardhë.

Era e Amiri ka kohë që janë në një lidhje romantike.

Amiri është përzgjedhur futbollisti i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), por nuk morri pjesë në ceremoni për ta pranuar çmimin.

VIDEO:

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

LEXO EDHE: