Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Geti paralajmëron se me 5 prill do ta “dridhë industrinë muzikore”

Getoar Selimi

Getoar Selimi

Këngëtari kosovar Getoar Selimi, ka njoftuar se po i rikthehet skenës muzikore me albumin e ri “5 Kurora”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Selimi përmes një postimi në rrjete sociale.

“05.05.2025 del albumi jem i ri, ‘5 Kurora’!”, ka shkruar reperi.

Ai ka shtuar gjithashtu se albumi do të përmbajë 15 këngë.

“Këngë që nuk janë veç muzikë, po histori, vibe dhe energji që ka me i dridh themelet e skenës”, ka shkruar tutje këngëtari.

Ylli i muzikës shqiptare është shprehur i bindur se publiku nuk do të zhgënjehet.

“Ky nuk është thjeshtë një album me hite, është moment kur industria ndryshon përgjithmonë!”, ka shkruar ndër të tjera krijuesi i grupit Tingulli 3nt.

Edhe Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne botëror në vitin 2026 Showbiz Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne botëror në vitin 2026

Ghetto Geasy në fund i ka porositur adhuruesit e muzikës së tij që të rrinë gati, për albumin e ri. 

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e grupit “Baba Stars” në rrjetin social Instagram, ai ka thënë se duke filluar nga data 5 prill deri më datën 5 maj, çdo datë që ka numrin “5” do të dalin videoklipet e këngëve të albumit të ri.

VIDEO: