Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Videoklipi i Don Xhonit çon në reagime e dorëheqje në Maqedoni

Don Xhoni

Videoklipi i reperit nga Kosova, Don Xhoni, i xhiruar para tre muajve në monumentin kulturor “Makedonium” në Krushevë, ka nxitur reagime e dorëheqje në Maqedoninë e Veriut.

Don Xhoni xhiroi videoklipin e “Sexy Mama” në objektin që është trashëgimi kulturore e mbrojtur e shtetit të Maqedonisë. Kënga u publikua gati para tre muajsh dhe numëron miliona shikime, por reagimet kanë ardhur tek ditëve të fundit pasi lajmi u përhap në rrjetet sociale. 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se do t’i kërkojë ministrit të Kulturës dhe Turizmit shkarkimin e drejtorit dhe të Bordit Drejtues të monumentit kulturor “Makedonium” në Krushevë.

“Ajo që ndodhi atje ishte diçka që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Do t’i kërkoj ministrit të Kulturës dhe Turizmit të shkarkojë drejtorin e atij institucioni, së bashku me Bordin Drejtues, pasi institucione të tilla nuk duhet të keqpërdoren për qëllime të këtij lloji”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri u kërkoi falje qytetarëve për këtë lëshim dhe tha se do të punohet për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme. 

Edhe Shqipëria kritikon aktivitetin ku u intonua himni maqedonas por jo edhe ai shqiptar Arbëri Shqipëria kritikon aktivitetin ku u intonua himni maqedonas por jo edhe ai shqiptar

Pas kësaj deklarate, i shpejtë qe reagimi i drejtorit të Institucionit Kombëtar Muzeu Historik në Krushevë, Miha Oxhaklieski, i cili njoftoi dorëheqjen e parevokueshme nga detyra, duke theksuar se vendimi është akt personal, moral dhe etik, si dhe shprehje e përgjegjësisë ndaj institucionit dhe publikut.

Por Oxhaklieski ka theksuar se në rastin konkret nuk është shkelur asnjë ligj, rregullore apo akt tjetër, dhe as nuk është vepruar në kundërshtim me ndonjë vendim të miratuar nga Bordi Drejtues i institucionit. Sipas tij, bëhet fjalë për një procedurë që ishte pjesë e një praktike tashmë të vendosur dhe të zbatuar më parë në institucion.

Megjithatë, siç thekson ai, drejtimi i një institucioni publik nënkupton përgjegjësi që nuk kufizohet vetëm në respektimin e normave ligjore, por kërkon edhe standarde të larta morale dhe etike, veçanërisht kur bëhet fjalë për besimin e publikut.

“Edhe pse nuk ka pasur qëllim për të shkelur ligjin, rregulloren apo ndonjë vendim, është bërë një lëshim i paqëllimshëm në vlerësimin e mënyrës se si një procedurë e caktuar mund të kuptohet nga publiku. Për këtë ndiej përgjegjësi morale dhe për këtë arsye e paraqes dorëheqjen”, thuhet në dorëheqjen e Oxhaklieskit.

Edhe A po i rrezikohet imazhi Granit Xhakës? Futboll A po i rrezikohet imazhi Granit Xhakës?

Në një reagim në rrjetet sociale, Don Xhoni ka thënë se nuk kishte qëllim të provokonte apo të fyente ndokënd. Sipas tij, vendi për xhirim është zgjedhur nga produksioni. 

Videoklipi i Don Xhonit: