Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq ylli i “Parasite”

Aktori nga Koreja e Jugut, Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin në filmin që ka fituar Oscar, “Parasite”, është gjetur i vdekur në një veturë në Seul, kanë konfirmuar autoritetet.

48-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën.

Është e paqartë nëse Lee ia ka marrë jetën vetes, por policia ka thënë se kanë marrë një raportim se ka lënë një letër në shtëpi.

Ai ka qenë nën hetime që nga tetori, për drogë. Sipas “Yonhap”, aktori dyshohej se kishte marrë drogë në një bar në Seul.

“Nuk ka asnjë mënyrë që të ndalim mërzinë. Me respekt kërkojmë që të përmbaheni nga përhapja e lajmeve të rreme e spekulimeve... në mënyrë që udhëtimi përfundimtar i Lees të mos jetë i padrejtë”, ka thënë agjencia e tij “Hodu&U Entertainment”.

Aktori, që ishte i martuar me aktoren Jeon Hye-jin dhe kishte dy djem me të, kishte karrierë mbi dydekadëshe. Ai luajti role në dhjetëra filma e emisione televizive, ndërsa bëri nam me rolin e Park Dong-ikut në filmin “Parasite”, që mori çmimin Oscar më 2020.

Artikuj të ngjashëm