Aktori jugkorean Song Jae-lim është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Seul të martën. Ai ishte 39 vjeç.
Trupi i tij u gjet nga një mik me të cilin kishte planifikuar të drekonte atë ditë, sipas policisë. Policia i ka thënë CNN-it se nuk ka pasur shenja krimi në vendngjarje, dhe një letër është gjetur aty.
“Hetimi deri tash ka zbuluar se nuk ka shenja veprimi kriminal”, u tha nga policia. “Meqë familja nuk ka dashur të bëjë autopsi, do të vazhdojmë me transferimin e të vdekurit te familja”.
Song nisi karrierën e tij si aktor në vitin 2009 me filmin “Actresses”.
Ai mori vëmendje të madhe në rolin që pati në dramën e vitit 2012 “Moon Embracing the Sun”, dhe u bë edhe më i famshëm me shfaqjen “We Got Married”. Performanca e fundit e tij ishte në filmin “La Rose De Versailles” që përfundoi në tetor.
-
Vdekja e aktores së re koreano-jugore nxit debat për ndikimin e rrjeteve sociale te të famshmit
-
Vdiq ylli i “Parasite”
-
“Provat” e gjeneruara me inteligjencë artificiale që ia shkatërruan karrierën aktorit korean
-
Aktorja koreane Kang Seo-ha vdes në moshën 31-vjeçare pas betejës me kancerin
-
Ish-ministri jugkorean tenton t’i japë fund jetës pas arrestimit për ligjin ushtarak