Aktori i njohur Sam Neill, i famshëm për rolet në filmat “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare si pasojë e pneumonisë, ka konfirmuar agjenti i tij, Philip Grenz, ka shkruar BBC.
Familja e aktorit e kishte përshkruar vdekjen e tij si “të papritur”, ndërsa Grenz ka sqaruar shkakun e vërtetë pas raportimeve të pasakta në media.
“Sam ka vdekur nga pneumonia. Para se të sëmurej, ai kishte luftuar me guxim dhe kishte mposhtur limfomën jo-Hodgkin falë trajtimit inovativ CAR-T”, ka thënë agjenti.
Në muajin prill të këtij viti, Neill kishte bërë të ditur se kanceri ishte në remision (zhdukje e përkohshme e simptomave), ndërsa familja konfirmoi se ai ishte pa shenja të sëmundjes në momentin e vdekjes.
Grenz ka treguar gjithashtu se gjatë vitit të fundit aktori kishte përfunduar xhirimet e katër projekteve, të cilat pritet të publikohen në muajt në vijim.
Edhe
Vdiq në moshën 78-vjeçare aktori i njohur i “Jurassic Park”, Sam Neill
Ai ka shtuar se Sam Neill ishte një njeri shumë privat dhe se familja do ta nderojë me një ceremoni private në fermën e tij në Zelandën e Re.
Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, homazhet erdhën nga kolegë, politikanë dhe fansa. Kolegia e tij në “Jurassic Park”, Laura Dern, e quajti “mikun të dashur të një jete”, ndërsa aktorja Toni Collette e përshkroi si “një hero, një legjendë dhe një njeri me zemër të madhe”.
Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon, ka thënë se Neill ishte “njëri prej më të mëdhenjve”.
Gjatë karrierës që zgjati më shumë se pesë dekada, Sam Neill interpretoi në mbi 150 filma dhe seriale.
Ai, pas vdekjes, do të shfaqet edhe në filmat “Godzilla x Kong: Supernova” dhe “The Last Resort”, të planifikuar për vitin 2027.
Në autobiografinë e tij të vitit 2023, aktori kishte folur hapur për betejën me kancerin.
Edhe
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Daveigh Chase, e njohur nga filmi “The Ring”
“Nuk kam frikë nga vdekja. Ajo që nuk dua është të ndaloj së jetuari, sepse e dua shumë jetën”, kishte thënë ai në një intervistë për BBC.
Ai la pas katër fëmijë dhe tetë nipër e mbesa.