Ka vdekur muzikanti, Wayne Shorter, një novator me ndikim i jazzit, kompozimet lirike, komplekse të jazzit dhe luajtja pioniere e saksofonit të të cilit u dëgjuan për më shumë se gjysmë shekulli të muzikës amerikane. Ai ishte 89 vjeç.
Shorter vdiq të enjten i rrethuar nga familja e tij në Los Angeles. Ende nuk është zbuluar zyrtarisht shkaktari i vdekjes.
“Kompozitori vizionar, saksofonisti, artisti pamor, budisti i devotshëm, bashkëshorti i përkushtuar, babai dhe gjyshi, Wayne Shorter, ka nisur një rrugëtim të ri si pjesë e jetës së tij të jashtëzakonshme – duke u larguar nga toka siç e njohim ne, në kërkim të sfidave të reja dhe mundësive krijuese”, thuhej në komunikimin për media që e lajmëroi vdekjen e tij.
Shorter, një saksofonist i jashtëzakonshëm, e shënoi debutimin e tij në muzikë në vitin 1959 dhe tutje vazhdoi duke u bërë anëtar themelues i dy prej grupeve më të rëndësishme të jazzit: “Art Blakey’s Jazz Messengers” dhe “Miles Davis Quintet”. Në dekadat e ardhshme ai i pati disa bashkëpunime të rëndësishme për karrierën e tij, përfshirë këtu bashkëthemelimin e grupit të viteve ’70, “Weather Report”, rreth 10 paraqitje në album me Joni Mitchell dhe eksplorime të mëtejshme me artistë të tillë si, Carlos Santana dhe Steely Dan. Shumë nga kompozimet me teksturë dhe eliptike të Shorterit - duke përfshirë “Speak No Evil”, “Black Nile”, “Footprints” dhe “Nefertiti” - u bënë standarde moderne të jazzit dhe zgjeruan horizontet harmonike në disa nga epokat më të zhvilluara të këtij zhanri.

Si udhëheqës i grupit, Shorter i lansoi më shumë se 25 albume dhe i fitoi 12 çmime “Grammy”. Në vitin 2015, atij iu dha një çmim special për arritje jetësore. Muajin e kaluar, Shorter e fitoi një tjetër “Grammy” në kategorinë e “Solo-performancës më të mirë të improvizuar të jazzit”, për këngën “Endangered Species” me Leo Genovese.
Edhe
Vdiq legjenda e muzikës jazz, Sonny Rollins
Veprat e tij janë performuar nga disa simfoni të njohura duke përfshirë atë të Chicagos, Detroitit dhe Lionit së bashku me orkestrat “National Polish Radio Symphonic” dhe “Orpheus Chamber”.
Në karrierën e tij gjashtë dekadëshe, Shorter ka realizuar më shumë se 200 kompozime dhe ishte një nga artistët e nderuar të Qendrës Kennedy në vitin 2018.