Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq legjenda e muzikës jazz, Sonny Rollins

jazz

Muzikanti legjendar i xhazit, Sonny Rollins, i njohur si “kolosi i saksofonit”, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Ai vdiq të hënën pasdite në shtëpinë e tij në Woodstock, sipas një deklarate të publikuar nga zëdhënësi i tij, i cili e përshkroi Rollins si “një nga figurat më të nderuara dhe më me ndikim në muzikën amerikane”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rollins pati një karrierë të jashtëzakonshme që nisi në fund të viteve 1940. Ai bashkëpunoi me artistë legjendarë si Miles Davis, Charlie Parker dhe John Coltrane, ndërsa publikoi më shumë se 60 albume si drejtues grupi. Ai fitoi dy çmime Grammy Awards para se një sëmundje respiratore ta detyronte të tërhiqej nga muzika në vitin 2014.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Njoftimi për vdekjen e tij u shoqërua me një citim të vitit 2009 nga vetë Rollins.

“Mendoj se kur një person krijues largohet nga kjo jetë, ai vazhdon në ekzistencën tjetër. Unë jam një person që beson se kjo jetë nuk është fundi i gjithçkaje. Një person shpirtëror nuk mendon kështu.”

Në një intervistë për JazzTimes, Rollins kishte përshkruar magjepsjen e tij të menjëhershme me instrumentin që do ta bënte të famshëm.

“Nëna ime më dhuroi saksofonin tim të parë, një saksofon alto, kur isha 7 vjeç. E mora saksofonin, shkova në dhomë dhe fillova të luaja dhe kaq ishte. Ndihesha sikur isha në parajsën e shtatë… mund të qëndroja aty përgjithmonë,” kishte thënë ai.

Rollins ishte një instrumentist jashtëzakonisht i talentuar dhe u mentorua nga pianisti legjendar Thelonious Monk.

Më pas ai luajti me shumë artistë të njohur të xhazit, përfshirë Art Blakey, Bud Powell dhe Miles Davis.

Në vitin 1956, Rollins publikoi albumin e tij të gjashtë dhe një nga më të njohurit, Saxophone Colossus.

Ndërsa fama e tij u rrit në fillim të viteve 1960, Rollins praktikonte për orë të tëra çdo ditë në Williamsburg Bridge në New York City.

Kjo periudhë frymëzoi një nga albumet e tij më të famshme, The Bridge, dhe madje ka nxitur thirrje që ura të riemërtohet në nder të tij.

I njohur për solo të gjata dhe improvizime brilante, Rollins konsiderohej si një nga improvizuesit më të mirë në historinë e xhazit. Ai i kishte thënë PBS se dilte në skenë me mendjen bosh dhe pa asnjë plan të caktuar, përveç strukturës bazë të pjesës muzikore.

“Improvozimin ia lë plotësisht forcave të momentit,” kishte thënë ai. “Ndonjëherë edhe vetë befasohem nga ajo që del".