Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq në moshën 61-vjeçare aktori, Tom Sizemore

Në moshën 61-vjeçare, ka vdekur aktori Tom Sizemore.

Sizemore u rrëzua në mëngjesin e 18 shkurtit në shtëpinë e tij në Los Angeles, dhe që atëherë është shtruar në spital duke qëndruar në gjendje kritike, në koma dhe në kujdes intensiv.

Aneurizma e trurit ishte rezultat i një goditjeje çka edhe e shkaktoi aksidentin në fjalë.

61-vjeçari Tom Sizemore gjatë karrierës së tij filmike ke luajtur në projekte të tilla si, “Saving Private Ryan”, “Heat” dhe “Black Hawk Down”. Ndërsa ai mori vlerësime për aktrimin, karriera e tij nuk kaloi pa disa skandale, si një morie arrestimesh për abuzimin me drogën dhe përplasjet me zbatimin e ligjit, duke përfshirë dhunën në familje dhe akuzat për abuzim.