Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Theret për vdekje aktori i filmit “Top Gun”, James Handy

James Handy, fotografi nga Getty Images

James Handy, fotografi nga Getty Images

Aktori veteran i Hollywoodit, James Handy, ka vdekur në moshën 81-vjeçare pasi u ther me thikë për vdekje në shtëpinë e tij në Tarzana të Los Angelesit, ka raportuar The Guardian.

Sipas Policisë së Los Angelesit (LAPD), ai u gjet pa ndjenja në oborrin e shtëpisë me plagë të shumta në kraharor.

Për vrasjen është arrestuar 44-vjeçari Michael Gledhill, djali i partneres së aktorit, i cili jetonte në të njëjtën shtëpi me nënën e tij dhe Handyn. 

Ai është ndaluar nën dyshimin për vrasje.

Sipas policisë, personi që telefonoi në numrin emergjent 911 ka thënë se “Unë jam biri i njeriut, sapo e vrava njeriun e mëkatit”.

Edhe Vdiq aktori Terence Donovan, ylli i “Neighbours” dhe “Home and Away” Showbiz 1 d. më parë Vdiq aktori Terence Donovan, ylli i “Neighbours” dhe “Home and Away”

“Jam personi që po kërkoni”, u ka thënë i dyshuari policëve kur mbërritën në vendngjarje.

Në deklaratën zyrtare, policia sqaroi se i dyshuari banonte në këtë adresë së bashku me nënën e tij, e cila ishte partnerja e viktimës.

James Handy ka lindur në New York dhe ka ndërtuar një karrierë që zgjati pothuajse pesë dekada.

Ai u bë i njohur për rolet karakteristike në filma si “Jumanji”, “Logan” dhe “Top Gun: Maverick”, si dhe në seriale të njohura televizive si “Law & Order”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Criminal Minds”.

Edhe Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Sam Neill Showbiz 4 d. më parë Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Sam Neill

Karrierën e nisi në vitin 1977 me serialin “Ryan’s Hope”, ndërsa paraqitja e tij e fundit në film ishte në “Top Gun: Maverick” në vitin 2022.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se hetimet për motivin e ngjarjes tragjike vazhdojnë.