Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq aktorja e filmit “The Ring”

Daveigh Chase

Daveigh Chase (1990-2026)

Foto: Associated Press

Aktorja që u bë e famshme kur ishte fëmijë, Daveigh Chase, e njohur për rolet në filmat “Lilo & Stitch” dhe “The Ring”, ka vdekur në moshën 35-vjeçare, ka konfirmuar menaxheri i saj, John Ryan Jr., ka raportuar BBC.

Traileri i filmit "The Ring":

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas partnerit të saj, Roy Hernandez, aktorja ka humbur jetën pasi u prek nga meningjiti dhe një infeksion i rëndë në gjak që shkaktoi sepsë.

“Daveigh ka qenë gjithmonë një dritë në jetën time. Shumë njerëz e njohin si një aktore të talentuar që në fëmijëri, por pas kamerave ajo është përballur me shumë vështirësi”, pati shkruar Hernandez në një faqe GoFundMe të krijuar për ta ndihmuar.

Traileri i filmit të animuar "Lilo & Stitch":

Ai ka treguar se Chase ishte diagnostikuar së fundmi me meningjit dhe vuante nga disa infeksione serioze të gjakut.

“Gjendja e saj është bërë kritike dhe mjekët më kanë thënë se mund të mos i ketë mbetur shumë kohë. Gjithçka që ajo dëshironte ishte një vend ku të jetonim së bashku, të ndiheshim të sigurt dhe të lumtur”, kishte shkruar ai.

Hernandez u bëri thirrje fansave për mbështetje, duke thënë: “Nëse mund të ndihmoni, do t’ju jem shumë mirënjohës. Edhe një lutje është e mirëpritur.”

Chase u shfaq për herë të fundit në ekran në filmin thriller “American Romance” në vitin 2016. Në një intervistë të dhënë në vitin 2009, ajo pati folur për ëndrrat e saj në kinematografi.

“Dua të krijoj diçka që e dua dhe që njerëzit do ta respektojnë. Dua të bëj gjëra që mund të ndryshojnë jetën e dikujt, jo diçka që do të harrohet të nesërmen”, pati thënë aktorja.