Edhe në edicionin e ri, emisioni “Talk” vjen me disa mysafirë.
Në intervistën e parë në studio do të jetë aktivistja e njohur, Valdet Idrizi, gjersa një i ftuar tjetër në studio do të jetë edhe reperi i ri, por shumë i suksesshëm, Trimi Jetullahu, i cili u shpall fitues i spektaklit të vallëzimit, “Dance With Me” në Shqipëri.
Ndërsa, këngëtarja Leonora Jakupi është protagoniste e rubrikës “Pyetjet e kuqe”. Se si ju përgjigjet disa prej pyetjeve provokuese, do të mund ta shihni në “Talk”.
Ky “Talk” sjell edhe një tjetër material me top-pesë ngjarjet e shoubizit shqiptar në syrin e gazetares Behare Bajraktari. Se cilat janë ngjarjet e përzgjedhura nga ajo dhe si i ka renditur nga vendi i pestë deri te vendi i parë.
Emisionin “Talk” mund ta ndiqni nga ora 20:00.