Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ismajl Kasumi dhe Astrit Stafa, sonte në “Talk”

Edicion i ri i emisionit “Talk” sjell këtë të shtunë dy personazhe të profileve të ndryshme.

I ftuari i parë është instrumentisti i njohur, Astrit Stafa, i cili vazhdon të jetë shumë i kërkuar nga këngëtarët e pothuajse të gjitha zhanreve muzikore.

Ndërsa, në pjesën e dytë të emisionit vjen me një rrëfim të gjatë dhe emocionues zhytësi Ismajl Kasumi. Për shumë jetë që ka shpëtuar dhe për shumë trupa të pajetë që ka nxjerr nga uji, ai rrëfen sonte në emision.

“Talk”-un mund ta ndiqni nga ora 20:00.