Regjisorja Elmaze Nura është e ftuara e parë në studio në emisionin “Talk”, i cili transmetohet sonte. Nura vjen në një intervistë të gjatë mbi punën e saj si regjisore dhe profesoreshë universitare.
Pjesë e këtij edicioni është edhe rubrika “Pyetjet e kuqe”, ku kësaj radhe protagoniste është këngëtarja shumë e kërkuar për momentin, Fifi. E hapur si gjithmonë para kamerave, ajo tregon se çka i pëlqen e çka nuk i pëlqen tek vetja, ku e sheh vetën pas dhjetë vjetësh e kështu me radhë.
Ndërsa, e ftuara e dytë në studio është këngëtarja e re Jehona Lumi, e cila njihet për stilin e saj të veçantë. Për jetën e saj mes muzikës dhe gazetarisë, ajo flet sonte në “Talk”.
“Talk”-un mund ta ndiqni si zakonisht nga ora 20:00.