As Blue Ivy nuk ka qenë imune ndaj komenteve negative në internet.
Në filmin e saj të ri të koncertit, Beyonce zbuloi se pasi vajza e saj e madhe iu bashkua në skenë për disa nga koncertet e saj në turneun botëror këtë verë, 11-vjeçarja u prek nga kritikat në internet për kërcimin e saj.
Këngëtarja e “Love on Top” tha se Blue Ivy lexoi komente negative për kërcimin e saj pas paraqitjes së saj të parë surprizë në skenë në Paris në maj.
Ajo tha se Blue Ivy, vajza të cilën ajo e ka me bashkëshortin JAY-Z – ishte e vendosur t’ua dëshmonte se çdo kundërshtues e kishte gabim dhe iu përkushtua punës edhe më shumë në kërcimin e saj.
Beyonce gjithashtu pranoi se ideja që vajza e saj t'i bashkohej asaj në skenë nuk ishte diçka që ajo e priste veçanërisht.
Fillimisht, ideja ishte që Blue Ivy do të bënte vetëm një paraqitje në skenë, dhe madje ky nuk ishte një plan për të cilin këngëtarja ishte fort e emocionuar. Ajo tha në film se performanca para mijëra njerëzve nuk ishte vend për një 11-vjeçare.
Beyonce tha se ajo pothuajse humbi mendjen herën e parë që vajza e saj u bashkua me të në skenë.
Nga bisedat e hershme, Beyonce kujtoi në film, “Ajo më tha se ishte gati të performonte, dhe unë i thashë jo”, sipas The New York Times.
LEXO EDHE: