Tupac Shakur do ta ketë emrin një rrugë në Oakland pasi për këtë u votua unanimisht nga Këshilli i qytetit kalifornian.
Shakur ka lindur në Harlem, por kishte thënë se Oaklandi ishte vendi ku ai nisi karrierën.
Rruga ku pikërisht jetoi reperi amerikan do ta mbajë emrin aktual që ka, por do t’i shtohet edhe emri i Tupac Shakur.
Oakland ka nderuar edhe të tjerë me emra rrugës, përfshirë edhe producentin Too Short.
Shakur ishte 25 vjeç kur u qëllua për vdekje në Las Vegas në vitin 1996.
Këshilli i Qytetit tha se rruga do t’ua kujtojë njerëzve kontributet e Tupac-ut në Oakland dhe do të përqafojnë artin e kulturën si katalizatorët për ndryshimin shoqëror.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në lidhje me vrasjen e Tupacut
-
Më në fund ka gjasa se zbardhet vrasja e Tupacut, policia zbulon kujt ia bastisi shtëpinë
-
Policia kontrollon një shtëpi që mund të çojë në zbardhjen e vrasjes së Tupacut
-
Vendoset ylli i reperit të ndjerë Tupac Shakur në Hollywood
-
Suge Knight thotë se të afërmit e Tupacut tymosën hirin e tij “si marihuanë”