Policia në Nevada ka thënë se kanë zbatuar urdhër-kërkimi në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur, raportuar mediat amerikane.
Hetuesit e kryen kërkimin në një shtëpi në Henderson, periferi e Las Vegasit ku Shakur u qëllua me armë në shtator të 1996-s.
Policia nuk dha detaje të tjera duke u mbështetur në hetimin që po vazhdon për vrasjen e reperit.
Shakur ishte 25 vjeç kur u vra.
Askush nuk është arrestuar.
“Policia mund ta konfirmojë urdhër-kërkimin në Henderson, Nevada, më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të vrasjes së Tupac Shakur. Nuk kemi koment të mëtejmë për këtë”, deklaroi policia.
Artikuj të ngjashëm