“Jurassic World: Dominion” është një projekt hollywoodian me buxhet të lartë, i cili e ka një bazë të madhe adhuruesish anembanë botës.
Së fundmi janë publikuar pamjet e para të këtij projekti i cili kthehet prapa në kohë dhe e shfaq rrugëtimin e mushkonjës e cila përdoret për t’i klonuar dinozaurët e famshëm nga universi “Jurassic World/Jurassic Park”.
Filmi i ardhshëm “Jurassic World: Dominion” vjen me regji të, Colin Trevorrow, dhe në rolet kryesore i kthehen aktorët yje, Chris Pratt, Bryce Dallas Howard dhe Daniella Pineda. Por, e veçanta e këtij projekti është se, me role të shkurtra do të rikthehen edhe disa prej aktorëve të filmave të parë “Jurassic Park”.
Yjet që pritet ta shënojnë rikthimin në këtë film janë: Laura Dern, e cila e portretizonte Ellie Sattlerin në filin e parë dhe atë “Jurassic Park III”, Sam Neil, i cili e përsërit rolin e Grantit dhe Jeff Goldblum, i cili në filmat e kaluar e ka luajtur rolin e Dr. Ian Malcolmit.
Ky vazhdim i ri vjen pas filmave, “Jurassic World” dhe “Jurassic World: Fallen Kingdom”, ndërsa ende nuk dihen shumë hollësi rreth temës të cilën do ta trajtojë.
“Jurassic World: Dominion” lansohet nëpër kinema më 22 qershor të vitit të ardhshëm.
-
“Jurassic World: Dominion” gati për t’u lansuar këtë verë
-
Premiera botërore e filmit “Jurassic Word: Dominion” në Los Angeles
-
Laura Dern donte evolucionin në “Jurassic World Dominion”
-
Bota virtuale bëhet reale në filmin “Jumanji: Open World”
-
“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom