Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Jurassic World: Dominion” gati për t’u lansuar këtë verë

Kanë kaluar pothuajse tri dekada prej se filmi i Steven Spielbergut, “Jurassic Park”, e pushtoi botën duke u shndërruar në një prej filmave të preferuar të publikut.

Ndër vite janë realizuar gjashtë vazhdime të filmave “The Jurassic Park”, përfshirë këtu projektin e ardhshëm të titulluar, “Jurassic World Dominion”.

Së fundmi janë publikuar pamjet e reja të filmit, ngjarja e së cilit zë vend pesë vjet pas ngjarjeve të zhvilluara në “Fallen Kingdom”. Pas shkatërrimit të ishullit “Isla Nebular”, dinozaurët e pazbutshëm mbesin të lirë nëpër botë. Tani, njerëzit duhet të mësojnë të bashkekzistojnë me krijesat e rrezikshme.

Filmi i ri vjen me regji të, Colin Trevorrow, dhe në rolet kryesore i kthehen aktorët yje, Chris Pratt, Bryce Dallas Howard dhe Daniella Pineda. Por, e veçanta e këtij projekti është se, me role të shkurtra do të rikthehen edhe disa prej aktorëve të filmave të parë “Jurassic Park”. Yjet që pritet ta shënojnë rikthimin në këtë film janë: Laura Dern, e cila e portretizonte Ellie Sattlerin në filin e parë dhe atë “Jurassic Park III”, Sam Neil, i cili e përsërit rolin e Grantit dhe Jeff Goldblum, i cili në filmat e kaluar e ka luajtur rolin e Dr. Ian Malcolmit.

“Jurassic World: Dominion” lansohet nëpër kinema më 10 qershor 2022.