Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Toy Story 4” dominon fundjavën me debutimin prej 118 milion dollarësh

Dominimi i Disney nëpër biletari si duket vetëm sa është përforcuar këtë fundjavë, ndërsa "Toy Story 4" lehtësisht u ngrit në krye të listave të biletarive kinematografike.

Pjesa e katërt në serinë e animuar të Pixarit i grumbulloi 118 milionë dollarë në shitjen e biletave kur debutoi në 4.575 kinema amerikano-veriore. Ndërkohë që kjo shumë ishte dukshëm nën pritjet për fitime, të cilat e parashikonin një fillim prej afro 140 milionë dollarësh, ky vështirë se ishte një zhgënjim për filmin e vlerësuar mirë.

Pavarësisht analizave të shkëlqyera, parashikuesit e biletarive sugjerojnë se "Toy Story 4" është paksa i dobët për shkak se audiencat ishin skeptike për nevojën për një kapitull të ri pasi që "Toy Story 3" përfundoi në mënyrë të përsosur. Debutimi i brendshëm është vetëm një kërcim i lehtë në atë pjesë, e cila përfundoi pothuajse një dekadë më parë me 110 milionë dollarë. Megjithatë, qarkullimet jozyrtare të thashethemeve ka të ngjarë ta mbajnë "Toy Story 4" nëpër kinema gjatë gjithë verës, shkruan KOHA Ditore.

Image

"Toy Story 4" renditet si lansimi i katërt më i madh për një film të animuar prapa "Incredibles 2" me 182 milionë dollarë), "Finding Dory" (me 135 milionë dollarë) dhe "Shrek the Third" (me 121 milionë dollarë). Ai është gjithashtu vetëm filmi i tretë i këtij viti që do t’i kalojë 100 milionë dollarë në të ardhura gjatë fundjavës së hapjes. Dy të tjerët - "Captain Marvel" dhe "Avengers: Endgame" - ishin gjithashtu filma të Disneyt.

Jashtë SHBA-së, "Toy Story 4" i inkasoi 120 milionë dollarë nga 37 territore ndërkombëtare për një fillim global prej 238 milionë dollarësh.

Me regji të Josh Cooley, "Toy Story 4" e bashkon Woodyn (me zërin e Tom Hanks), Buzz Lightyear (Tim Allen) dhe Bo Peep (Annie Potts) me një bandë të heronjve plastikë. I ri në bandë është Forky, një lugë-pirun anksioz me zërin e Tony Hale, i cili i ndihmon ata të mësojnë se çfarë do të thotë të jesh lodër. Skenari është shkruar nga Rashida Jones, Will McCormack, Valerie LaPointe, Martin Hynes, dhe drejtori tani i larguar i Pixar, John Lasseter.