Showbiz

Disney është studioja e parë me fitim prej 10 miliardë dollarësh për një vit

Disney është mbajtëse absolute e rekordeve për fitime në kinema këtë vit, ndërsa tani është bërë edhe studioja e parë që i fitoi mbi 10 miliardë dollarë në kinema në mbarë botën vetëm në një vit.

Kjo shifër e pabesueshme u arrit falë hitit të animuar “Frozen 2”, i cili po shfaqet vetëm gjatë tri javëve të fundit, ndërsa tashmë ka arritur fitim prej 920 milionë dollarësh në të gjithë botën, që do të thotë se fundjavën tjetër do t’i tejkalojë 1 miliard dollarë. T’ju rikujtojmë, studio Disney qysh në korrik (atëherë aktual ishte filmi The Lion King) e theu rekordin e vet të vitit 2016 dhe i fitoi 7.6 miliardë dollarë për vetëm 7 muaj sa i kishte fituar në vitin 2016 gjatë gjithë vitit.

Vetëm me filmat e Marvel, Captain Marvel dhe Avengers: Endgame, Disney i fitoi mbi 3.9 miliardë dollarë në të gjithë botën, ndërsa Endgame e ndërpreu rekordin një-dekadësh të Avatarit si filmi me fitimet më të mëdha (Endgame i fitoi 2.79 miliardë dollarë ndërsa Avatar tani renditet në vendin e dytë me 2.78 miliardë), shkruan KOHA Ditore. Përveç filmave të lartpërmendur, edhe tre të tjerë e tejkaluan pragun prej një miliardë dollarëve, dhe atë të renditura sipas datës Aladdin (1.05 miliardë), “The Lion King” i lartpërmendur (1.65 miliardë) dhe “Toy Story 4” (1.07 miliardë). Atyre, me shumë gjasë do t’u bashkohet “Frozen 2” së shpejti, ndërsa duhet pasur parasysh se një megahit tjetër i mundshëm na pret më 19 dhjetor, sepse në kinema mbërrin “Star Wars” i ri, i titulluar Star Wars: The Rise of the Skywalkers.

Disney gjithashtu kohët e fundit e bleu studion Fox 20th Century, kështu që filmat e tyre nuk janë përfshirë në të ardhurat e përmendura, ndërsa nëse i shtohen këtij viti, ato gjithsej e kapin shumën prej 11.94 miliardë dollarësh.