Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tory Lanez dënohet me 10 vjet burgim për gjuajtje me armë kundrejt Megan Thee Stallion

Tory Lanez u dënua me 10 vjet burgim të martën (8 gusht) pas një gjyqi të zgjatur mbi gjuatjen me armë ndaj reperes Megan Thee Stallion.

Lanez (emri ligjor i të cilit është Daystar Peterson), 31 vjeç, ka qenë në burg që nga 23 dhjetori pasi u dënua për shkrepje të një arme zjarri në pakujdesi dhe posedim të një arme zjarri të paregjistruar.

Megan (emri i vërtetë Megan Pete), 28 vjeç, dëshmoi gjatë gjyqit se Lanez kishte qëlluar me armë në pjesën e pasme të këmbëve të saj dhe i kishte bërtitur që të kërcente ndërsa po largohej nga një SUV në të cilin ata kishin hipur në verën e vitit 2020. Dyshja kishin lënë një festë në shtëpinë e Kylie Jenner në Hollywood Hills.

Përpara dënimit të tij, Lanez i kërkoi gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, David Herriford, të mos e dërgonte në burg, duke thënë se ai ende kujdeset për Meganin, duke e quajtur atë "dikë për të cilin kujdesem shumë edhe sot e kësaj dite".

Matthew Barhoma, një anëtar i ekipit ligjor të Lanez, tha se ata do të bëjnë ankesa kundër dënimit.

Edhe Reperi shpallet fajtor për plagosjen e Meghan Thee Stallion Showbiz Reperi shpallet fajtor për plagosjen e Meghan Thee Stallion

Në një deklaratë të lexuar në gjykatë në emër të Meganit të hënën, artistja tha se ajo “donte të merrte pjesë personalisht në seancë dhe mungesa e saj duhet të shihet si veprim të cilin ajo po e bën për ta ruajtur mirëqenien e saj mendore”.

Ajo citohet të ketë thënë se që kur Lanez e qëlloi “unë nuk kam përjetuar asnjë ditë të qetë”.