Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Megan Thee Stallion dëshmoi kundër reperit Tory Lanez në gjykatë

Ylli i muzikës rep, Megan Thee Stallion, e veshi një kostum vjollcë të martën (13 dhjetor), teksa e ndoqi seancën gjyqësore për të dëshmuar kundër reperit Tory Lanez, i cili akuzohet se e ka qëlluar atë në këmbë me armë zjarri.

Lanez arriti në gjykatë pak minuta më vonë, i shoqëruar nga djali i tij i vogël.

Image

Te dy reperët parakaluan përmes turmës së njerëzve, kameramanëve dhe fotografëve, që ishin mbledhur përpara gjykatës së Los Angelesit.

29-vjeçari Lanez, emri i vërtetë i së cilit është Daystar Peterson, është deklaruar i pafajshëm ndaj tri akuzave për krimet, gjuajtje me armë zjarri nga pakujdesia e rëndë, sulm me armë zjarri gjysmë automatike dhe mbajtjen e një arme zjarri të karikuar dhe të paregjistruar në automjet, së bashku me një pretendim shtesë se ai personalisht i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore reperes Megan Thee Stallion.

Ai mund të dënohet me më shumë se 22 vjet burg nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, dhe mund të deportohet në vendlindjen e tij, Kanada.

Megan, Lanez dhe disa persona të tjerë ishin në veturën e reperit kur ndodhi ngjarja, në korrik të vitit 2020. Autoritetet pretendojnë se ai e qëlloi rep-artisten në këmbë, pas largimit të saj nga vetura si pasojë e një debati të nxehtë mes tyre.