Reperi Tory Lanez është shpallur fajtor për gjuajtjen me armë të yllit të hip-hop-it, Megan Thee Stallion, në vitin 2020.
Një juri në Los Anxhelos e dënoi kanadezin 30-vjeçar për sulm me armë zjarri gjysmë automatike dhe mbajtje të një arme zjarri të mbushur dhe të paregjistruar.
Ai përballet me më shumë se 20 vjet burgim, raportoi BBC-ja të shtunën.
Megan Thee Stallion, një repere 27-vjeçare, fituese e çmimit Grammy, më herët dëshmoi se u qëllua në këmbë pasi doli nga një festë në pishinë.
Lanez nuk tregoi asnjë reagim teksa u lexua vendimi. Atij i është caktuar masa e paraburgimit dhe do të dënohet më 27 janar.
Nuk dihej menjëherë nëse ai kishte në plan të apelonte.
Artikuj të ngjashëm
-
Tory Lanez dënohet me 10 vjet burgim për gjuajtje me armë kundrejt Megan Thee Stallion
-
I dënuari për vrasje dyshohet për therjen e reperit Tory Lanez në burg
-
Reperi Tory Lanez theret 14 herë me thikë në burgun e Kalifornisë
-
Adhuruesit e reperit Tory Lanez me peticion kundër dënimit të gjykatës
-
Megan Thee Stallion dëshmoi kundër reperit Tory Lanez në gjykatë