Showbiz

Timothee Chalamet transformohet në Bob Dylanin

Pas shumë vonesash nga produksioni, filmi i ri biografik për yllin e njohur të Hollywoodit, Bob Dylan, ka nisur realizimin. Së fundmi është parë se si aktori amerikano-francez Timothee Chalamet është transformuar për rolin e Dylanit.

Timothee u pa në shesh-xhirime të filmit për Dylanin që do të titullohet “A Complete Uknown”, me një xhaketë e kapelë ngjyrë të gjelbër të errët që i kishte kombinuar me shall dhe çantë ngjyrë kafe të hapur, ndërkohë që mbante një çantë kitare në dorë, raporton CNN.

Image

Filmi fillimisht ishte paralajmëruar në vitin 2020 dhe pastaj xhirimet u shtynë si pasojë e Covid-19 e më pas edhe si pasojë e grevave të aktorëve që u mbajtën vitin e kaluar në Hollywood.

Xhirimet për filmin që përshkruan jetën e yllit Dylan filluan përgjatë vikendit që shkoi duke bërë bujë tek adhuruesit.

Edhe vetë Dylan po e mbështet krijimit e filmit, pasi ai i dha detaje nga jeta e tij regjisorit, James Mangold.

“Kam kaluar disa ditë nën shoqërimin e tij dhe përgjatë bisedave më ka treguar se i pëlqejnë filmat”, ka thënë Mangold.

Ai ka treguar tutje se filmi është i fokusuar më shumë në një moment të jetës së këngëtarit.

“Ka të bëjë me një pjesë të jetës së tij që ka ndodhur në vitet e 60’-a në New York”, ka treguar Mangold.

Ndërkohë aktori Chalamet do të këndojë vetë përgjatë filmit dhe ka punësuar disa trajnerë për zërin si dhe dialektin, të cilët patën punuar me aktorin Austin Butler në filmin për këngëtarin e mirënjohur Elvis Presley, “Elvis”.