Showbiz

“The School For Good and Evil” filmi i ri fantazi i Netflixit

Është publikuar traileri zyrtar i filmit të ri të Netflixit, “The School For Good and Evil”.

Ky projekti e sjell historinë e dy shoqeve të ngushta, Sophie dhe Agatha, të cilat bahen gati për t’u regjistruar në shkollat ku në të kaluarën janë edukuar personazhe të përrallave. Sophie planifikon të regjistrohet në “shkollën e të mirëve” dhe t’i bashkohet personazheve tjera si Cinderella dhe Snow White, derisa Agatha e di se më shumë përshtatet për “shkollën e të këqijve”. Sidoqoftë, fati i dy mikeshave ndryshon dhe detyrohen ta zbulojë se kush janë në të vërtetë.

Aktorja 45-vjeçare e cila e gëzon një karrierë të suksesshme në kinematografi, Charlize Theron, është pjesë e kastës së aktorëve të filmit i cili bazohet në romanin bestseller të Soman Chainani, me të njëjtin titull. Ylli tjetër hollywoodian, Kerry Washington, po ashtu vjen me rol në projektin e ardhshëm që pritet të pëlqehet nga adhuruesit e zhanrit fantazi.

Romani mbi të cilin bazohet filmi, është i parë në serinë e gjashtë librave të autorit Soman Chainani, dhe ishte shndërruar në bestseller nga “New York Times” menjëherë pas publikimit në vitin 2013. Deri më tani janë shitur 2.5 milionë kopje të librave, të cilët janë përkthyer në 30 gjuhë të ndryshme.

“The School for Good and Evil” do të lansohet në platformën Netflix më 19 tetor 2022.