Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Charlize Theron lufton për mbijetesë në filmin e ri “Apex”

Charlize Theron

Netflixi ka publikuar trailerin për filmin e ardhshëm aksion dhe triler, “Apex”.

Charlize Theron luan rolin e një gruaje në zi që kërkon qetësi në natyrën e egër të Australisë, por përfundon duke luftuar për mbijetesë kur përballet me një grabitqar të pamëshirshëm, të interpretuar nga Taron Egerton. Në film luan gjithashtu edhe ylli nga Zelanda e Re, Eric Bana.

Në pamjet e para të filmit, kryepersonazhi, i portretizuar nga Theron, shfaqet teksa udhëton drejt Parkut Kombëtar “Wandarra”, ku merr udhëzime nga personazhi i aktorit britanik Egerton, në një pikë karburanti. Kur arrin në destinacion, ky burrë misterioz ndodhet aty për ta pritur. Nga këtu, situata merr kahe të rrezikshme dhe shndërrohet në një luftë për mbijetesë.

Regjinë e filmit e ka bërë Baltasar Kormákur, ndërsa xhirimet kanë zënë vend në Australi.

“Apex” do të shfaqet globalisht përmes platformës Netflix, më 24 prill.