Platforma digjitale “Apple TV” ka publikuar trailerin e serialit të ri emocionues me titull, “Lucky”, ku rolin protagonist e luan aktorja e shquar hollywoodiane, Anya Taylor-Joy, e cila njëherësh shërben si producente ekzekutive e projektit.
Bazuar në librin ‘bestseller’ të Marissa Stapley, në serial, kur një grabitje me vlerë shumë milionë dollarë shkon keq, mashtruesja Lucky detyrohet të arratiset. E përndjekur nga FBI-ja dhe një bos i pamëshirshëm krimi, Lucky duhet të luftojë për jetën e saj - dhe për një rrugëdalje nga kjo situate e komplikuar, me plot rreziqe.
Pjesë e kastit të aktorëve janë edhe yjet, Annette Bening, Timothy Olyphant, Aunjanue Ellis-Taylor, Drew Starkey, Clifton Collins, Jr. dhe William Fichtner.
“Lucky” shfaqet premierë globale në “Apple TV” më 15 korrik.
-
“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”
-
Publikohet traileri i serialit “Elle” që bazohet në historinë e filmit “Legally Blonde”
-
Charlize Theron lufton për mbijetesë në filmin e ri “Apex”
-
Laura Dern pritet të luajë rolin kryesor në serinë për Jeffrey Epstein
-
“His & Hers” drama e re kriminalistike e Netflixit